Disa persona të lënduar nga një aksident në autostradën Prishtinë-Ferizaj

17:22 | 21 Maj 2019

Në Babush, në autostradën Prishtinë-Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, njëra ndër to, taksi i Ferizajit.

Dëshmitarët kanë thënë janë lënduar edhe disa punëtorë të cilët kanë qenë duke punuar në autostradë.

Në vend ngjarje janë edhe pjesëtar të FSK-së.

Siç shihet në këto pamje, autoambulanca ka marrë të lënduarit.

Komento: