Disa prishtinas, për dasmë ‘nuk e bëjnë hesap’ as koronavirusin! – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Disa prishtinas, për dasmë ‘nuk e bëjnë hesap’ as koronavirusin!

08:46 | 02 Gusht 2020

Duket se disave në Prishtinë nuk po iu bën përshtypje situata me pandeminë COVID-19.

Ata të mbledhur në oborrin e një shtëpie në lagjen “Mati 1” në kryeqytet ku gumëzhinte me të madhe muzika dhe dëgjohej në tërë lagjen, ia kërcasin valles pa përtuar.

Lexuesit e klankosova kanë dërguar pamje ku shihen se si edhe kur gjatë kohës kur edhe arrin policia ata nuk e ndalin fare vallen.

Nuk dihet sa ka qenë numri i pjesëmarrësve në atë tubim.

Ndryshe, Kosova është duke u ballafaquar me një situatë të rëndë të pandemisë së COVID-19.

Siç ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të shtunën, numri total i rasteve pozitive është 8.554 raste nga 36.943 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 – ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 236.

Komento: