Disa serbë nga Vushtrria e Obliqi i bashkohen protestës në veri

16:17 | 26 September 2021

Situata në veri po vazhdon të jetë jostabile.

Protestës dhe bllokadës në veri i janë bashkuar edhe serbë nga pjesë tjera të Kosovës.

Sot, në veri kanë shkuar edhe serbë nga Vushtrria, Prelluzha e Obiliqi, transmeton lajmi.net.

Me vete ata kanë bartur edhe një baner në përkrahje të bashkëkombasve të tyre nga veriu.

Siç shihet në foto, disa nga serbët kanë bërë edhe veprime provokative nacionaliste duke ngritur tre gishta. “Serbët nga Kosova dhe Metohija qendrore gjithmonë me vëllezërit nga veriu”, shkruan në banerin e tyre

Komento: