Disa serbë protestojnë në Prishtinë

12:38 | 11 November 2024
disa-serbe-protestojne-ne-prishtine

Para se EULEX të nisë prezantimin e Raportit të katërt publik të monitorimit të drejtësisë, anëtarë të Partisë Demokratike Serbe kanë mbajtur një protestë.

Protestuesit janë mbledhur para hotelit, në qendër të kryeqytetit, ku po prezantohet raporti i EULEX-it dhe mbajnë në duar pankarte me foto me njerëz në uniforma, policë, në veri të vendit.

Ndryshe, EULEX-i po prezanton sot raportin e tij të katërt publik të monitorimit të drejtësisë.

Komento: