Disa të vdekur dhe të plagosur nga zjarri që shpërtheu në një ndërtesë në Belgjikë

14:05 | 01 Korrik 2026
disa-te-vdekur-dhe-te-plagosur-nga-zjarri-qe-shpertheu-ne-nje-ndertese-ne-belgjike

Disa persona dyshohet se kanë vdekur dhe të tjerë janë plagosur si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer nënjë bllok apartamentesh 10 katëshe në Antëerp.

Sipas policisë belge, tymi i dendur u pa duke u ngritur nga kati i tetë i ndërtesës në lagjen Linkeroever, pasi zjarri shpërtheu pak para orës 10:00 të mërkurën, shkruan BBC.

Pamjet dramatike tregojnë një burrë që ngjitej nga ballkoni i tij përmes dritares së një fqinji për t’i shpëtuar tymit të zi.

Policia thotë se më shumë se 200 njerëz jetojnë në bllok.

Banori Geert Deëulf i tha televizionit publik belg se si tymi i dendur e kishte penguar të dilte nga apartamenti i tij.

“Ne u barrikaduam në apartamentin tonë dhe pritëm në ballkon. Brigada e zjarrfikësve erdhi të na shpëtonte nga ballkoni rreth 10 minuta më vonë me shkallët e tyre”.

Komento: