
KRU “Bifurkacioni” njofton konsumatorët se sonte do të ketë reduktim të furnizimit me ujë të pijshëm në disa zona të qytetit.
Ndërprerja do të prekë rrugën “Skënderbeu” dhe fshatin Runjevë, duke filluar nga ora 24:00 deri në ora 06:00 të mëngjesit të nesërm.
Reduktimi i furnizimit bëhet për shkak të matjeve teknike që po kryhen në rrjetin e ujësjellësit.
Ekipet teknike do të jenë në terren për të përfunduar punimet brenda afatit të paraparë, në mënyrë që furnizimi të rikthehet sa më shpejt.
Po ashtu, si pasojë e një defekti në rrjetin e ujësjellësit, gjatë ditës do të ketë ndërprerje të përkohshme të ujit edhe në rrugën “Reshat Shehu” në Kaçanik.
Furnizimi në këtë zonë pritet të rikthehet brenda ditës. /Telegrafi/