
Ditë më parë në media është raportuar se disenjatori i njohur kosovar, Valdrin Sahiti posedon pasaportë diplomatike.
Sahiti njoftohet se posedon pasaportë diplomatike nga shteti i Kosovës, ndër vite.
Kjo pasaportë me të cilën zakonisht pajisen politikanët, diplomatët e shtetit dhe familjarët e tyre.
Valdrin Sahiti e ka pranuar edhe vetë se e ka marrë tashmë këtë pasaportë.
“Pse a s’e meritoj a?, tha Valdrin Sahiti në Oxygen.
E pas kësaj ka reaguar edhe këshilltari i presidentes, Vjosa Osmani, Bekim Kupina.
Kupina tha se Presidentja as nuk lëshon e as nuk merr pasaporta diplomatike.
Kësisoj ai tha se nuk ka lëshuar asnjëherë pasaportë diplomatike për askënd.
“Presidentja as nuk lëshon e as nuk merr pasaporta diplomatike. Pra nuk i ka lëshuar pasaportë diplomatike asnjëherë askujt.”, shtoi ai.
Madje Kupina tha se për qindra pasaporta të raportuara në media duhet pyetur në qeverinë paraprake.
“Për qindra pasaporta të raportuara në media, pyetjet duhet të drejtohen tek Qeveria paraprake, sepse janë lëshuar gjatë qeverisjes së tyre.”.
Duhet përkujtuar se derisa shumë prej emrave të njohur në Kosovë janë pajisur me pasaporta diplomatike të vendit, por edhe nga Shqipëria dhe më gjerë qytetarët e Kosovës vazhdojnë të jenë pa liberalizim të vizave.
Si pasojë e mosliberalizimit shumë prej qytetarëve detyrohen të presin për muaj, apo vite të tëra që të pajisen me një vizë për të udhëtuar jashtë vendit.