Diskriminimi, pasivizimi i adresave e diplomat, Shaip Kamberi del me një njoftim pas takimit me Lajçakun

16:03 | 05 Prill 2024
diskriminimi,-pasivizimi-i-adresave-e-diplomat,-shaip-kamberi-del-me-nje-njoftim-pas-takimit-me-lajcakun

Deputeti shqiptar i Kuvendit në Serbi, Shaip Kamberi, pas takimit që pati më emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, ka dalë me një njoftim ku tregoi mbi temat e diskutuara.

Ai tha se me Lajçakun kanë folur për diskriminim e shqiptarëve në Serbi, pasivizimin e adresave, si dhe për çështjen e mosnjohjes së diplomave të Kosovës,

“Pata një takim produktiv me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajcak, ku diskutuam çështjet e diskriminimit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, që nga mosintegrimi, mosnjohja e diplomave të Kosovës deri te pasivizimi i shqiptarëve në Serbi”.

Kamberi shkroi se rruga drejt BE-së duhet të jetë e vetmja rrugë për të gjithë rajonin, përfshirë edhe Serbinë.

“Rruga drejt BE-së duhet të jetë e vetmja rrugë për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor!”.

Komento: