
Isa Mustafa e Albin Kurti do të takohen sonte në ambientet e Kuvendit të Kosovës për të biseduar rreth nënshkrimit të marrëveshjes për krijimin e Qeverisë së re.
Në këto momente është duke u zhvilluar takimi mes liderëve të VV dhe LDK-së, Albin Kurti e Isa Mustafa.
Pas takimit nuk pritet të ketë ndonjë deklarim për media nga asnjëri nga liderët, mirëpo pritet të lëshohet një komunikatë për media për të treguar se për çfarë është biseduar dhe nëse është arritur ndonjë avancim rreth marrëveshjes për bashkëqeverisje mes dy partive.