Diskutimi me Kurtin, Ramën e Vuҫiqin, vjen reagimi i Thaҫit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Diskutimi me Kurtin, Ramën e Vuҫiqin, vjen reagimi i Thaҫit

21:46 | 14 Shkurt 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaҫi ka reaguar pas takimit.

Thaçi ka thënë se tryezën e rrumbullakët në Konferencën e Sigurisë në Munih, ku morën pjesë edhe kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka qenë mundësi e mirë për Kosovën për të prezantuar të arriturat e shtetit.

Thaçi, menjëherë pas përfundimit të diskutimit në Konferencën e Munihut, ka thënë se pjesë e tryezës ishin edhe Josep Borrel, përfaqësuesi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Philip Reeker, asistent sekretar i Shtetit për Evropë dhe Azi.

“Ishte një mundësi shumë e mirë që të prezantohen të arriturat dhe aspiratat për të ardhmen të Republikës së Kosovës. Në takim morën pjesë edhe z. Borrel, përfaqësuesi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian dhe z. Reeker, përfaqësuesi i Departamentit Amerikan të Shtetit”, deklaroi Thaçi.

Thaçi është shprehur i dëshpëruar për çasjen e BE-së ndaj Kosovës lidhur me liberalizimin e vizave për kosovarët.

“Kosova, e theksova shumë hapur, ndihet e mashtruar me Bashkimin Evropian për shkak të mosliberalizimit të vizave dhe kjo çështje duhet të ndryshojë nga BE-ja. Ne nuk po kërkojmë ndonjë dhuratë, por i kemi implementuar në tërësi kushtet e kërkuara për liberalizimin e vizave”, u shpreh presidenti i Kosovës.

Ai tha se mbetet i përkushtuar për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë.

Komento: