Diskutimi për mbylljen e lojërave të fatit, nis mbledhja e Kryesisë

11:31 | 22 March 2019

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës tashmë ka filluar.

Në këtë mbledhje do të diskutohet për kërkesën e deputetëve në lidhje me seancën e jashtëzakonshme për mbylljen e lokaleve të lojërave të fatit dhe bastoreve.

Kjo kërkesë e deputetëve erdhi pas dy ngjarjeve të ditëve të fundit që ndodhen pikërisht në kazino.

Njëra ngjarje ndodhi javën e kaluar në Suharekë, kurse vrasja tjetër ndodhi të mërkurën në një kazino tjetër në dalje të Lipjanit.

Komento: