Diskutimi për rregulloren e re të punës së Kuvendit, partitë nuk po mund të kuptohen

21:05 | 04 July 2019

Partitë nuk po mund të kuptohet mes vete për rregulloren e re të punës në Kuvend.

Është bërë më shumë se një vit qëkur ka filluar diskutimi për rregulloren e re të Kuvendit të Kosovës. Përkundër kësaj, deputetët nuk kanë arritur që të pajtohen për miratimin e saj.

Konferenca e kryetarëve të grupeve parlamentare, sanksionimet e deputetëve që mungojnë në seanca e disa çështje të tjera, nuk janë duke arritur ta kenë përkrahjen e dy taborëve politikë.

E, si rezultat i mungesës së konsensusit, edhe kjo legjislaturë do të funksionojë me rregulloren e vjetër.

Njohësit e punës së Kuvendit besojnë se rregullorja e re do t’i zgjidhte problemet me të cilat Kuvendi është duke u përballur për vite të tëra.

Dokumenti i cili do ta rregullonte punën e Kuvendit, sipas kryetarit të grupit punues, nuk është duke u miratuar, shkaku i mungesës së votave.

KTV-ja ka provuar të flasë edhe me disa nga deputetët e opozitës, por ata nuk janë shprehur të gatshëm të deklarohen për këtë çështje.

Shqyrtimi i parë i Projekt-rregullores së Kuvendit është bërë në mars të vitit 2018.

Komento: