
Emisari evropian për dialogun, Peter Sorensen ka komentuar vizitën e djeshme në Kosovë ku u takua me presidenten, Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Ai përmes një postimi në platformën X, theksoi se në Prishtinë pati diskutime të hapura mbi hapat e mëtejshëm të dialogut të Brukselit.