Nuk po qëndrojmë larg njëri-tjetrit sa duhet: Distanca prej dy metrash s’mjafton.
Një studim i ri nga Massachusetts Institute of Technology (MIT) doli në përfundimin se distanca prej dy metrash që po mbajnë njerëzit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit duhet të jetë katërfish më e madhe
Momentalisht, njerëzve u është kërkuar të ruajnë një distancë prej 1.5m deri në 2m nga të tjerët kur janë duke pritur në rradhë.
Ama, analiza e re e MIT zbuloi se stërkalat virale që dalin me kollën dhe tështimën, në temperatura të lagështa dhe të ngrohta, mund të udhëtojnë me shpejtësi që arrijnë 10-30 metra për sekondë dhe mund të krijojnë një re me përmasa shtatë deri në tetë metra.
Studiuesit gjithashtu paralajmëruan se stërkalat mund të qëndrojnë pezull në ajër për orë të tëra, duke ndjekur lëvizjen e ajrit që shkaktojnë sistemet e ftohjes/ngrohjes.
Pjesëza të virusit janë gjetur në sistemet e ventilimit të dhomave të pacientëve me koronavirus dhe ekipi i studiuesve të MIT besojnë se këto pjesëza kanë dalë jashtë në formën e reve.
Burimi: The Telegraph