Distria Krasniqi, mbretëresha e Parisit – 9 medalje, 4 të arta

11:41 | 08 Shkurt 2026

Distria Krasniqi ka arritur të fitoj medaljen e artë në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë të shtunën në mesditë.

Pas një rrugëtimi të gjatë deri në finale, në finale Distria arriti të rrëzoi spanjollen Ariane Toro Soler me Ippon brenda 10 sekondave duke fituar medaljen e Artë.

Xhudistja kosovare është mbretëreshë e Grand Slamit të Parisit, pasi ajo deri më tani ka fituar nëntë medalje.

Federata Evropiane e Xhudos ka publikuar një video të Distria Krasniqit nga finlaja duke e quajtur mbretëreshë.

“Mbretëresha e Parisit. 9 medalje deri më tani, katër të arta”, ka shkruar Federata evropiane e xhudos.

Komento: