Distria Krasniqi: Nga një sport që dominohet nga meshkujt erdhën medaljet, por femrat shqiptare jemi të forta

10:38 | 08 April 2023

Krasniqi: Medaljet erdhën nga një sport që dominohet nga meshkujt, por femrat shqiptare jemi të forta.

Kampionja olimpike, Distria Krasniqi, në Podcast me Edi Ramën, tha se gjatë karrierës së saj, nuk ka hasur në shumë pengesa.

Krasniqi u shpreh se ajo, Kelmendi dhe Gjakova janë shembull për rininë, që gjithçka mund të arrihet me punë.

“Unë gjatë karrierës sime nuk kam hasur edhe në aq shumë pengesa dhe në aq shumë probleme, siç kanë hasur Majlinda dhe Nora sepse i kam pasur rrugët pak më të hapura, i kanë hapur këto të dyja me medaljet e tyre, kështuqë mendoj prapë se ne të trija jemi shembulli më i mirë për gjithë rininë që nëse duam diçka mund të arrijmë, por duhet të punojmë shumë”, tha ajo.

Tutje, ajo u shpreh se medaljet kanë ardhur në një sport që dominohet nga meshkujt, por siç u shpreh ajo, femrat shqiptare janë shumë të forta.

“Jemi me fat që e kemi një trajner të mirë dhe që e ka sistemin e punës shumë të mirë, më të mirë se shumë shtete në botë, kështuqë jemi me fat, edhe ne jemi punëtore shumë të mëdhaja. Këto medalje kanë ardhur me një sport që dominon nga gjinia mashkullore, por ne si femra shqiptare jemi shumë të forta”, u shpreh tutje ajo.

Komento: