
Distria Krasniqi ka pësuar humbje në gjysmëfinale të Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Xhudistja e Kosovës pësoi humbje nga japonezja, Naomi Tsunonda, në kategorinë deri në 48 kilogramë.
Megjithatë, Distria Krasniqi ende është në garë për medalje, pasi tani mund ta fitojë së paku të bronztën.
Në luftën për medaljen e bronztë, Krasniqi do të përballet me xhudisten nga Mongolia, Urantsetseg Munkhbat.