Distria Krasniqi shkon në gjysmëfinale, mposht serben Stojadinov

13:08 | 05 Prill 2019

Distria Krasniqi mposht me Ippon serben Stojadinov, shkon në gjysmëfinale.

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka kaluar në gjysmëfinale të Grand Prixit të Turqisë, pasi ka mposhtur xhudisten serbe, Andrea Stojandinov.

Në kategorinë deri në 57 kilogram Distria, kaloi pa problem pengesën e quajtur Stojandinov, që e mposhti për 2 minuta e 49 sekonda, duke e siguruar një vend në gjysmëfinale të kësaj gare, raporton KTV.

Për t’u kualifikuar në çerekfinale, në rundin e dytë të Grand Prixit të Turqisë, Krasniqi e mposhti me ippon xhudisten turke, Gulkader Senturk.

Komento: