Për 30 sekonda, Distria kualifikohet në raundin e tretë.
Me shumë lehtësi, Distria Krasniqi ka arritur të kualifikohet në raundin e tretë në Kampionatin Botëror të xhudos.
Në raundin e dytë, Krasniqi eliminoi xhudisten, Lin Hsuan Hsu me IPPON brenda 30 sekondave, shkruan Gazeta Express.
Në raundin e parë, kampionia olimpike kaloi pa luftë, kurse në raundin e tretë do të ketë punë me xhudisten italiane, Giuffrida Odette.
Distria Krasniqi po udhëhiqet nga trajnerja Majlinda Kelmendi në këtë Botëror.