Krasniqi e motivuar me medaljen në Paris: Shpresoj të ndodh kështu edhe në Lojërat Olimpike.
Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, e ka siguruar medaljen e artë në turneun e xhudos Grand Slam Paris.
Në një lidhje direkte në emisionin Sports Show, ajo ka treguar se kjo medalje e ka motivuar shumë atë dhe se shpreson që e njëjta të ndodh edhe me Lojërat Olimpike.
“Po ndjehem shumë e lumtur dhe e motivuar. Grand Slami i Parisit është më ndryshe së të tjerat sepse konkurrenca është shumë f ortë, është si një olimpiadë”.
“Jam shumë lumtur sa herë që marr medalje në këtë garë, e lere më të artën. Fitorja në këtë garë më ka bërë të besoj në shumë në veten në kategorinë e re”.
Tutje, ajo ka shtuar se gjithmonë në gara shkon për t’u kthyer me medalje dhe se çdo e tillë për të është sukses.
“Jam e sigurt se gjithçka do të shkojë në rregull. Shpresoj që nuk do të kem lëndime sepse jam shumë e përgatitur për garën olimpike”.
“Jam shumë e motivuar në Paris dhe shpresoj se kështu do të ndodhë edhe në Lojërat Olimpike”.