Dita bëhet natë për disa minuta në Francë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Dita bëhet natë për disa minuta në Francë

23:46 | 21 Qershor 2021

“Apokalips” në Francë, dita bëhet natë për disa minuta.

Një stuhi me intensitet të lartë goditi gjatë të shtunës pasdite veriun e Francës duke e “kthyer” ditën në natë.

Shërbimi kombëtar meteorologjik në Francë, Meteo Francë e cilësoi ditën si më të errëtën e vitit ndërsa retë e zeza mbuluan qiellin.

Të total, u regjistruan më shumë se 44,000 goditje rrufesh.

Reshje të dendura shiu pati në disa zona si në qytetin e Reims, ndërsa Meteo France paralajmëroi kushte të vështira moti në më shumë se 20 zona në Francën veriore dhe lindore.

Komento: