Dita ‘D” për Kombëtarën e Kosovës

08:29 | 08 October 2020

Sot është dita më e rëndësishme në histori të futbollit të Kosovës.

“Dardanët” do të luajnë në Shkup në ndeshjen gjysmëfinale të Play-offit të Ligës së Kombeve për një vend në Kampionatin Evropian.

Bernard Challandes me shumë mungesa por ka kërkuar nga lojtarët që të japin shpirtin në fushë për fitore.

Vedat Muriqi, Amir Rrahmani, Hekuran Kryeziu, Bernard Berisha janë disa nga mungesat për këtë sfidë.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Toshe Proeski” nga ora 20:45.

Në rast fitoreje, Kosova në nëntor do të luaj me fituesin e ndeshjes Gjeorgji – Bjellorusi.

Komento: