Sot mund të vendoset fati i Serie A.
Ende është e paqartë data në lidhje me kohën e rifillimit të mundshëm të Serie A.
Një ‘rrugë e re’ drejt një vendimi përfundimtar, mund të merret sot, kur takohen drejtuesit e Federatës së Futbollit të Italisë dhe Komiteti Teknik Shkencor i Qeverisë.
Çështja kryesore në këtë takim, do të jetë protokolli për sigurinë shëndetësore, nëse jepet leje për rikthimin e futbollit.
Bisedimet mes këtyre dy institucioneve ka disa ditë që janë bllokuar rreth protokollit shëndetësor, dhe pa gjetjen e një gjuhe të përbashkët, duket i vështirë rifillimi i sezonit në Serie A.
Ministri i Sportit në Itali, Vicenzo Spadafora, të mërkurën ka deklaruar se për momentin është e pamundur të përcaktohet një datë për vazhdimin e sezonit.
Në anën tjetër, Bundesliga gjermane ka vendosur të vazhdojë sezonin më 15 maj, duke qenë liga e parë e madhe që ka bërë një plan konkret.