
Ka nisur dita e 17-të e protestës jopartiake në kryeqytetin e Shqipërisë.
Qytetarët kanë nisur grumbullimin në sheshin ‘Skënderbej’, si çdo ditë tjetër, për të vazhduar më pas me marshimin përgjatë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe për t’u stacionuar para Kryeministrisë.
Por sot u njoftua ndryshimi i orës së grumbullimit. Duke nisur që nga nesër protesta do të nisë në orën 19:00.
Po ashtu, nismëtari Alben Kola ka njoftuar se sot nuk do të mbajë askush fjalime, përveç të rinjve.
“Protesta do të vijojë paqësore. Nuk jemi kundër partive, por kryetarëve të tyre”, u shpreh Kola.