Dita e 35-të e protestës, pjesëmarrësve u bashkohen edhe nga diaspora, tortë Ramës për ditëlindje: Merr edhe Saliun me vete

20:55 | 04 Korrik 2026
dita-e-35-te-e-protestes,-pjesemarresve-u-bashkohen-edhe-nga-diaspora,-torte-rames-per-ditelindje:-merr-edhe-saliun-me-vete

Sot mbahet dita e 35-të e tubimit në Tiranë.

Protestuesit janë mbledhur si gjithmonë në sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar drejt Kryeministrisë, aty ku do të mbajnë fjalën disa prej tyre.

Kësaj proteste i janë bashkuar edhe shqiptarë nga Diaspora, teksa në duar mbajnë pankarta të ndryshme si: “Mjaft më!”, “Rama jepe dorëheqjen”, “Rama n’burg, Berisha n’burg”, etj.

“Sali Berisha më vendosi emrin”, protestuesja nga Kanadaja mesazh kreut të PD: Unë u rrita në tokë të huaj, kumbari im notonte me paratë e Shqipërisë

Ndërkohë, disa prej tyre kishin përgatitur edhe një tortë për ditëlindjen e Edi Ramës, ku shkruhej: “Populli të uron dorëheqjen, merre edhe Saliun me vete”.

Komento: