Dita e çlirimit të Gjilanit, Pajaziti kujton axhën e tij Kadri Zeka: Gjithmonë krenar me të

12:19 | 15 Qershor 2024
dita-e-clirimit-te-gjilanit,-pajaziti-kujton-axhen-e-tij-kadri-zeka:-gjithmone-krenar-me-te

Lufta e fundit në Kosovë padyshim që solli dhimbje e vuajtje për çdo familje. Edhe në qytetin e Gjilanit, qytetarët e kësaj komune nuk e patën të lehtë aspak. Pavarësisht vuajtjeve të mëdha, 15 qershori, dita e çlirimit erdhi për ta, shkruan Front Online.

Sakrificat, vuajtjet dhe kujtimet më të bukura të asaj dite, për Front Online, i ka rrëfyer ish-ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti.

Në këtë ditë, Pajaziti e ka të pamundur që mos ta kujtoj axhën e tij, heroin kombëtar, Kadri Zeka.

“Jemi shumë krenar me emrin që tashmë e mban Universiteti Publik i Gjilanit, një brigadë e ushtrisë sonë të lavdishme, një shtatore dhe një e kaluar që na bënë poashtu edhe më të përgjegjshëm për të ardhmen. Jemi kudo me festën. Me homazhet e me vizitat . Natyrisht kjo ditë na bën të reflektojmë për më shumë mirënjohje për të gjithë ata që u flijuan dhe ata që kontribuan për këtë ditë”, ka deklaruar ai.

Për Pajazitin, çlirimi i Gjilanit shënon një datë të veçantë, teksa shton se brenda, në shtëpinë e tyre, “lirinë” e kishin përjetuar prej vitesh, deri në ato momente kur në derë i trokitëshin policët serb.

“Padyshim ishte dita më e veçantë që e kisha përjetuar ndonjëherë. Në shtëpinë time, ndonëse prej vitesh e përjetonim një “liri” brenda për aq sa nuk na trokisnin policët e shërbyesit të beogradit. Dita e çlirimit erdhi edhe si bekim edhe si shpërblim për sakrificën e brezave për liri. Sa gëzim e krenari, po aq dhimbje e mall për ata që na mungonin e që ishin më mëritorët. Se harroj kurrë atë ditë të Gjilanit tonë”, është shprehur ai.

“Më kujtohen vitet 88/89 kur mezi kishim arritur ta shpërthenim një kontroll të hekurt të policëve e inspektorëve, për ta bërë një demonstratë në shesh të qytetit, orët policore, vrasje e dhunë kudo, e tashmë qyteti ishte i lirë. Kishte UÇK e NATO, tashmë jo veq në uniformat e ushtarëve por edhe në çdo shtëpi. S`mundem ta përshkruaj kurrë ashtu si e ndiej atë ditë”, ka thënë tutje Pajaziti.

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, flet për momentin kur UÇK-ja kishte zbarkuar në shtëpinë e tyre dhe zërat se shumë familjarë të tij janë vrarë.

“Më kujtohet, kur ditën simbolike të çlirimit, Shtabi i UÇK- kishte zbarkuar në shtëpinë tonë derisa të vendosej diku për misionin që e priste. Atë ditë, gjithçka ishte e veçantë.. Më kujtohet një thirrje nga jashtë. Më tregoi kush është dhe si ka arritë ta më kontaktojë. Me tha se ka dëgjuar që ëhtë bombarduar shtëpia ime nga forcat sërbe dhe se shumë njerëz të familjes janë vrarë. I tregova që jemi të gjithë. Nuk besonte që po fliste me mua apo dikënd nga familja ime derisa ja spjegova krejt çka kishte ndodhur”, ka thënë Pajaziti.

 Pajaziti: Kishte pak shpresë, por euforia e lirisë që kishte ardhur përcillej me gjithçka

Ish-ministri, Zenun Pajaziti kujton kohën kur ishte në burg dhe angazhimin e tij politik në atë kohë.

“Unë në atë periudhe përveq angazhimit politik punoja për organizata ndërkombëtare( amerikane, britanike) që merreshin me rnëkëmbjen e vendit. Derisa merrnim mbeshtetjen e tyre ne po mësonim shumë, poashtu. Isha kyçur si shumë i ri dhe padyshm gjithçka ishte dramatike. Kisha përjetuar dhunën, arrestimin, burgun dhe kjo ishte më e pakta. Të vrarë e të burgosur të familjes e poashtu miq e shokë të njohur. Qka të kuntoje përpara”, u shpreh Pajaziti.

Ndonëse nuk kishin shumë shpresë, ai thotë se pas çlirimit të vendit kishte mjaftë entuziazem se do të bëhej mirë.

“Pas çlirimit ishte diçka tjetër. Euforia e lirisë që kishte ardhur përcillej me gjithçka. Entuziazëm pa fre gjithandej. Njëfar jete pa kufij që pritej të rregullohej ndonëse kishte pak shpresë që do bëhej shpejtë. Ashtu edhe ndodhi. Themelet e shtetit të ri e morën edhe kohën e vet”, tha ish ministri.

Tutje Pajaziti ka deklaruar se tani, më e rëndësishmja është të dërgohet në vend amaneti i dëshmorëve.

“Ne s’mund të bëjmë kurrë sa duhet e sa meritojnë ata. Por kjo nuk eshtë më e rëndësishmja. Nëse ne arrijmë ta bëjmë vendin tonë të mirë dhe të fortë, kjo është ajo që ishte amaneti i dëshmorëve”.

Pajaziti për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së: I përgaditur nga dëshmitë e BIA-së serbe

Zenun Pajaziti, në një intervistë për Front Online ka folur edhe për ish krerët e UÇK-së, për arritjet dhe ngecjet e Kosovës gjatë këtyre viteve.

Sipas tij, Kosova ka pasur arritje të mëdha, duke mos harruar ti përmend kritikat edhe sanksionet e fundit që iu bënë vendit nga BE dhe ShBA.

“Padyshim që ka edhe gjëra të shëmtuara. 25 vjet pas, me sanksione nga BE dhe shumë kritika e izolim ng SHBA. Krerët e UÇK-së të burgosur dhe një gjyq i përgaditur me dëshmitë e sherbimit serb BIA. Një pamje e shpifur që mund ti rrezikoj krejt vlerat e lirisë sonë. Kjo nuk duhet të vazhdojë”, ka cituar Pajaziti.

“Mendoj që mund të bëjmë edhe më shumë dhe asnjëherë nuk duhet të vetkënaqemi!. Por, Kosova tashmë është një shtet që krahasohet edhe me disa vende fqinje. Ka arritje fantastike në demokraci e zhvillim, në infrastrukturë e kulturë. Në gjithçka ka arritje”,

Është demantuar plotësisht Beogradi dhe slloganet e tyre se Kosova është shtet i dështuar. Tashmë jemi më të sigurtë mbi themelet e një pune brilante 20 vjeçare dhe një asistencë ndërkombëtare poashtu. Që nga shpallja e pavarësisë kanë filluar të realizohen ambiciet tona politike për ta zhvilluar dhe integruar vendin tonë, krahas përendimit. Kjo rrugë është e pakthim”, u shpreh Pajaziti.

Gjilanit sot shënon 25 vjetorin e çlirimit të qytetit, në kujtim dhe nderim të atyre që dhanë jetën e tyre në luftë./Front Online/

Komento: