Dita e fundit e afatit kalimtar, por ҫfarë po ndodh me Xherdan Shaqirin?

15:53 | 05 October 2020

Sot është dita e fundit e afatit kalimtar.

Duket se Xherdan Shaqiri do të mbetet në Liverpool, pasi asnjë ofertë nuk ka ardhur për të deri tani në ditën e fundit të afatit kalimtar të kësaj vere.

Përfaqësuesi shqiptar i Zvicrës pritej të largohej nga Anfield para përfundimit të afatit kalimtar të hënën në mbrëmje, me disa klube nga Gjermania dhe Italia që kishin shfaqur interesim për të.

Shaqiri nuk u ftua fare nga Jurgen Klopp për takimin me Arsenalin të enjten në Carabao Cup, edhe pse pritej të ishte titullar, dhe nuk u paraqit as të dielën në humbjen turpëruese 7:2 kundër Aston Villës në Premierligë.

Por sipas burimeve të Goal, 28-vjeçari pritet të mbetet në Liverpool deri në janar të paktën, pasi asnjë ofertë nuk ka shkuar në adresën e të kuqve për shërbimet e tij.

Liverpooli këmbëngul se Shaqiri nuk mund të huazohet por vetëm të blihet, pasi i ka hedhur poshtë ofertat e Romës dhe Sevillës për huazimin e tij në janar.

Komento: