Dita e fundit e afatit të janarit, ylli i madh refuzon transferimin të Milan

09:34 | 31 Janar 2022

Sot është dita e transferimeve për afatin e janarit në ligat me të forta evropiane.

Renato Sanchesi e ka hedhur poshtë mundësinë për t’iu bashkuar Milanit.

Gjiganti italian kishte arritur marrëveshje me Lille për çmimin e tij, rreth 25 milionë euro, por mesfushori portugez nuk ka pranuar të kalojë në San Siro.

Kuqezinjtë e shihnin 24-vjeçarin si zëvendësues afatgjatë të Franck Kessie, mesfushorit të tyre që pritet të largohet në verë kur t’i ketë mbaruar kontrata.

Sanches e ka rigjetur formën e vjetër në Ligue 1, pas një periudhe zhgënjyese në Bayern Munich.

Komento: