Dita e Mësuesit, Hamza: Faleminderit për punën dhe frymëzimin që u jepni nxënësve

19:05 | 07 Mars 2026
dita-e-mesuesit,-hamza:-faleminderit-per-punen-dhe-frymezimin-qe-u-jepni-nxenesve

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka uruar 7 Marsin – Ditën e Mësuesit.

Hamza, përmes një postimi në Facebook, shprehu mirënjohjen për të gjithë mësimdhënësit që me përkushtim, sipas tij, edukojnë dhe formojnë brezat e rinj.

“Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit që me përkushtim edukojnë dhe formojnë brezat e rinj. Faleminderit për punën dhe frymëzimin që u jepni nxënësve çdo ditë. Urime 7 Marsi, Dita e Mësuesit!”, shkroi i pari i PDK-së

Komento: