Dita e Milanit, pas Leao dhe Duarte, tani po ndodh edhe transferimi i MADH

19:19 | 01 Gusht 2019

Gjigantët e Serie A, AC Milan tani janë vendosur të përqendrojnë vëmendjen e tyre te Angel Correa, asgjenti i të cilit fluturoi në Milano për të zhvilluar përsëri bisedime me klubin.

Kuqezinjtë zyrtarizuan sot Rafael Leao për një tarifë prej rreth 30 milion euro nga Lille dhe gjithashtu kanë nënshkuar edhe me Leo Duarte nga Flamengo për rreth 11 milionë euro, përcjell ORAinfo.

Mediat në Itali raportojnë se agjenti i Correa, Agustin Jimenez është nisur për Milan për të mbyllur një marrëveshje për argjentinasin.

Herën e fundit që u mbajt një takim, Milani dhe Atletico Madrid kishin rënë dakord për një tarifë prej 40 milion eurosh plus shpërblime.

Por ka pasur mosmarrëveshje se sa shpërblime do të paguajë Milani.

Kuqezinjtë donin të paguanin një tarifë që arrinte deri në 48 milion euro ndërsa Atleti dëshironte 50 milion euro në marrëveshje.

Bisedimet tani janë rihapur dhe marrëveshja do të përfundoj së shpejti. /ORAinfo/

Komento: