Me këtë rast, Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka uruar të gjithë veteranët duke vlerësuar kontributin e tyre për atdheun.
I pari i arsimit përmes një statusi në facebook ka uruar për ditë.
“Luftëtarët janë gjithmonë pjesa më e rëndësishme e historisë sonë. Ata ishin të gatshëm të marrin armët dhe të luftojnë për ta çliruar vendin, edhe nëse këtë liri do ta paguanin me jetën e tyre.
Gjithmonë do t’u jemi mirënjohës, ne dhe brezat që do të vijnë!
Urime Dita e Veteranëve, të gjithë atyre që luftuan për ditët që po i gëzojmë sot në shtetin tonë, në Kosovën tonë!”, ka shkruar Bytyqi.