Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur mirënjohjen e tij për veteranët e Ushtrisë Amerikane, duke ndarë momente të veçanta me Gjeneralin Timothy Orr, një mik i dëshmuar i Kosovës.
“E kisha për nder që sot në Ditën e Veteranëve, bashkë me Gjeneral Gashin të ndaja momente me Gjeneralin Timothy Orr, një mik i dëshmuar i Kosovës. Përmes Gjeneralit Orr, i uroj të gjithë Veteranëve këtë ditë të veçantë dhe nga zemra i falënderoj për shërbimin! Zoti e bekoftë Kosovën dhe Amerikën”, ka thënë Haradinaj në Facebook.
Postimi i plotë: