
Kryeministri më detyrë, Albin Kurti, në fjalën e tij në pritjen e organizuar nga ambasada franceze për shënimin e Ditës Kombëtare të Republikës së Francës, bëri një parashikim të pazakontë për të ardhmen e tij politike dhe të ambasadorit francez, Olivier Guerot, i cili po i afrohet fundit të mandatit të tij si ambasador në Kosovë.
“Dhjetë ditë më parë, festuam 250-vjetorin e Revolucionit Amerikan dhe pas trembëdhjetë vitesh do të festojmë po ashtu 250-vjetorin e Revolucionit Francez. Deri atëherë, në vitin 2039, unë mund ta kem mësuar shumë mirë gjuhën frënge, në mënyrë që të bëhem ambasador në Paris, ndërsa Franca mund të ketë ndërruar shumë kryeministra, kështu që Olivieri të bëhet Ministër i Punëve të Jashtme”, tha Kurti.
Ai më pas lavdëroi punën e ambasadorit, duke thënë se angazhimi i tij i ka afruar vendet edhe më shumë.
“Kjo mbrëmje ka një rëndësi të veçantë, pasi shënon Ditën tuaj të fundit Kombëtare në Kosovë në cilësinë tuaj si Ambasador. Gjatë mandatit tuaj, ju e keni përfaqësuar vendin tuaj me dinjitet dhe jeni angazhuar me vendin tonë me çiltërsi dhe mirësjellje, duke i afruar edhe më shumë dy vendet tona”.