Dita Nacionale e Zvicrës, uron Haradinaj: Ishte strehë e shumë shqiptarëve në kohë të vështira historike

11:59 | 01 Gusht 2023
dita-nacionale-e-zvicres,-uron-haradinaj:-ishte-strehe-e-shume-shqiptareve-ne-kohe-te-veshtira-historike
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar Zvicrën me rastin e Ditës Nacionale të saj.
Haradinaj ka thënë se Zvicra ishte strehë e shumë shqiptarëve në kohë të vështira historike.
“Zvicra ka qenë strehë e shumë shqiptarëve në kohë të vështira historike, dhe sot me të drejtë vazhdon të jetë shtëpia e dytë e shumë bashkatdhetarëve tanë”, ka thënë Haradinaj.
Urimi i plotë i Haradinajt:
Në Ditën Nacionale të Zvicrës, shpreh urimet më të përzemërta për këtë vend mik.
Zvicra ka qenë strehë e shumë shqiptarëve në kohë të vështira historike, dhe sot me të drejtë vazhdon të jetë shtëpia e dytë e shumë bashkatdhetarëve tanë.
Kosova mbetet e vendosur për thellim të marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Në të njëjtën kohë jemi mirënjohës dhe falënderues për kontributin e jashtëzakonshëm që Zvicra ka dhënë në secilën etapë të historisë sonë.
Urime!
Komento: