Dita Ndërkombëtare e Gruas bën bashkë gratë e Kosovës dhe Britanisë

14:06 | 07 March 2019

Ambasada e Kosovës dhe ajo e Britanisë së Madhe kanë organizuar një konferencë si bashkëpunim mer grave të diasporës në Britani dhe atyre në Kosovë.

Rreth kësaj ngjarje të zhvilluar, koordinatorja e Programit ”Kosova që duam”, Besa Luzha, ka folur për klankosova.tv e cila konfirmoi edhe formimin e iniciativës për projekte të ndryshme.

”Pas diskutimit mbi të arriturat por edhe sfidat e shumta për gruan në Kosovë, në arsim, punësim, vendimmarrje etj, lindi dhe iniciativa për një organizim formal të grave të diasporës në Britaninë e Madhe”.

”Kjo në mënyrë që të bashkuara të bashkëpunojnë dhe ndihmojnë gratë e Kosovës me projekte të ndryshme”, ka thënë ajo.

Ky takim u mbajt më 5 mars në Ambasadën e Kosovës në Londër, me iniciativën e Ambasadës, konzules Elmaze Pireva dhe ambasadores në detyrë Heroina Telaku në prag të 8 marsit.

Për diskutim në panel ishin të ftuara Besa Luzha, profesoreshë në UP dhe koordinatore e programit “Kosova qe duam” në Fondacionin Friedrich Ebert, Hamide Latifi nga Shoqata e Grave në Biznes, Nezaqete Rukovci, zyrtare për barazi gjinore në MKRS dhe Burbuqe Paqarada, që jeton dhe vepron në Angli.

Komento: