
Ambasadori i SHBA’së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka marrë pjesë në një aktivitet për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Kontrollit të Fakteve.
Ai në një diskutim me nxënësit e shkollës së mesme “Sami Frashëri” ka folur për rëndësinë e kontrollit të fakteve në Kosovë.
“Krenar për punën e Ambasadës sonë për të mbështetur edukimin mediatik si një nga mjetet kryesore në fuqizimin e njerëzve për të luftuar dezinformimin.”
Sot është shënuar Dita Ndërkombëtare e Kontrollit të Fakteve, për çka Hibrid.info dhe ambasada amerikane kanë shënuar disa aktivitete informuese dhe edukative.