Dita Ndërkombëtare e Personave me Nevoja të Veçanta, Osmani rikujton rëndësinë e angazhimit që të gjithë të kenë mundësi për një jetë të barabartë

20:38 | 03 December 2024
dita-nderkombetare-e-personave-me-nevoja-te-vecanta,-osmani-rikujton-rendesine-e-angazhimit-qe-te-gjithe-te-kene-mundesi-per-nje-jete-te-barabarte

Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar një video me rastin e Ditës Ndërkombëtarë të Personave me Nevoja të Veçanta.

Në këtë ditë, Osmani ka rikujtuar rëndësinë e angazhimit që të gjithë të kenë mundësi për një jetë të dinjitetshme dhe të barabartë, shkruan Reporteri.net.

“Mundësi të barabarta, më shumë përfaqësim, fuqizim dhe besim të plotë tek personat me nevoja të veçanta – kjo e bën botën më të mirë, shoqërinë tonë më prosperuese dhe të ardhmen më premtuese. Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Nevoja të Veçanta, rikujtojmë rëndësinë e angazhimit tonë që të gjithë të kenë mundësi për një jetë të dinjitetshme dhe të barabartë”, ka shkruar Osmani.

Komento: