Dita Ndërkombëtare e Romëve, zëvendësministri: 70% e pjesëtarëve të këtij komuniteti janë të papunë

18:33 | 08 Prill 2024
dita-nderkombetare-e-romeve,-zevendesministri:-70%-e-pjesetareve-te-ketij-komuniteti-jane-te-papune

Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, ka folur zëvendësministri i Kulturës dhe Sportit, Sylejmon Elshani.

Elshani tha se janë shënuar disa përmirësime në jetesën e këtij komuniteti, por jo aq në fushën socio-ekonomike.

“Përmirësime ka, viteve të fundit kemi përmirësime. Mund të them në këto 10 vitet e fundit kemi përmirësim ne çdo aspekt, por në fushën sociale ekonomike jo”, tha ai në Frontal në T7.

Elshani tha se 70% e romëve janë të papunë.

Ai tregoi se është shtuar interesimi për shkollimin e fëmijëve edhe nga ana e prindërve.

“Në shkolla të mesme kemi një numër të konsiderueshëm që po shprehin interesim”, tha zëvendësministri.

Komento: