Dita Ndërkombëtare e Tokës – Agim Aliu: Kujdesi për mjedisin është detyrë e përditshme e secilit qytetar

18:20 | 22 Prill 2026
dita-nderkombetare-e-tokes-–-agim-aliu:-kujdesi-per-mjedisin-eshte-detyre-e-perditshme-e-secilit-qytetar

Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Tokës, kryetari i Komunës së Ferizajit, Agim Aliu ka marrë pjesë në aktivitete mjedisore të organizuara në qytet, shkruan Gazeta 10. 

Ai bëri të ditur se, së bashku me pjesëtarë të KFOR-it amerikan dhe shoqata ambientaliste, janë zhvilluar aksione për mbjelljen e luleve dhe drunjve dekorativ në zona të ndryshme të Ferizajt.

Me këtë rast, Aliu theksoi se kujdesi për natyrën dhe mjedisin duhet të jetë përgjegjësi e përditshme e secilit qytetar, duke e cilësuar atë si thelbësor për krijimin e ambienteve të bukura dhe të mirëmbajtura, si dhe për ruajtjen e shëndetit publik.

Ai shtoi se aktivitete të tilla synojnë të rrisin vetëdijen qytetare dhe të forcojnë angazhimin e përbashkët për mbrojtjen e mjedisit./Gazeta 10

https://www.facebook.com/share/p/1FkSv92WCM/

Komento: