Ditë e madhe për Milanin, sot pritet zyrtarizimi i dy super lojtarëve

10:03 | 30 Korrik 2019

Sot pritet zyrtarizimi i dy lojtarëve tek Milan.

Rafael Leao dhe Leo Duarte janë dy emrat që pritet sot t’i bashkohen skuadrës së Milan.
Lojtarët do të përforcojnë fazën e mbrojtjes dhe atë ofensive.

‘Rosoneri’ janë pajtuar në një marrëveshje 11 milionëshe për mbrojtësin e Flamengo, Duarte, i cili do të arrijë në për të nënshkruar një kontratë pesë vjeçare.

23 vjeçari ka luajtur 60 ndeshje me Flamengon, duke shënuar dy gola.

Në anën tjetër, Milan është shumë afër edhe me Rafael Leao të Lille, i cili pritet të zëvendësojë Patrick Cutronen.

Komento: