Ditë me diell sot, temperaturat arrijnë në 25 gradë Celsius

07:59 | 26 Shtator 2024
dite-me-diell-sot,-temperaturat-arrijne-ne-25-grade-celsius

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell e vranësira të pakta.

Kështu bëhet e ditur përmes njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

Temperaturat pritet të lëvizin nga 8 deri në 25 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-25gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Komento: