Ditë më parë Linda Halimi është bërë nënë për herë të parë.
Lindita Halimi dhe partneri i saj, Davon Edwards, mirëpritën vajzën e pagëzuar me emrin Kaimana më 11 mars.
Vetëm një ditë pasi u bë nënë, këngëtarja e njohur shqiptare ndau foto të vogëlushes, por gjithmonë duke ia mbuluar fytyrën.
Edhe ditën e djeshme, Lindita publikoi një video në Instagram, ku tregoi trupin e vajzës, por jo fytyrën. Dhe një prej ndjekëseve të saj është bërë kurioze për të ditur se, kur do ta shohim imazhin e plotë të Kaimanas.
Komentuesja mes të tjerash e pyet: “Kur do ta kemi fatin që ta shohim edhe fytyrën e vockël të saj?”.
Këngëtarja i është përgjigjur se shumë shpejt do të mund të shohim se kujt i ngjan vogëlushja.
“Së shpejti do të publikoj dhe fytyrën e saj engjëllore! Për momentin është shumë e vockël, vetëm 8 ditëshe! Sapo të mbush dhe pak ditë do t’ua prezantoj”, shkroi Halimi.
Pak ditë më parë lidhur me regjimin pas lindjes, Lindita tregoi se do t’i rikthehet stërvitjes pas 3 javësh.