“Ditë të mira po vijnë”, Agim Bahtiri publikon foto me Konjufcën

19:37 | 25 Tetor 2022

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka publikuar një fotografi me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, si dhe deputetët Saranda Bogujevci e Mefail Bajqinovci.

“Ditë të mira po vijnë”, ka shkruar Bahtiri, personi i cili në kohën sa garonte për të parin e Mitrovicës ishte cilësuar si “akademik” nga Konjufca.

Bahtiri nuk ka treguar se çfarë domethënie ka ky mesazh që ai ia ka bashkëngjitur fotografisë.

Kujtojmë se Bahtiri gjatë kohës që kishte udhëhequr Mitrovicën ishte shquar për veprime të pakuptueshme e deklarata që në të shumtën e rasteve kishin nxitur tallje në rrjete sociale.

Komento: