Ditë zie në familjen e ministres Rozeta Hajdari

10:36 | 29 Maj 2021

Ministrja Rozeta Hajdari sot ka marrë një lajm të hidhur.

Asaj i ka ndërruar jetë nipi i saj, në moshë shumë të re, shkruan lajmi.net.

Fotografinë e tij dhe njoftimin, Hajdari e ka shpërndarë në profilin e saj në Facebook.

“Pusho në paqë nipi i dashtun Fatos, që na kpute zemrën sot. ‘ Tchus shoki im Tosi, as unë nuk të harroj kurrë ‘ me lot e dhimbje e jotja hallë Xheta”, ka shkruar ajo.

Komento: