Ditëlindja e Zahir Pajazitit, Ramush Haradinaj: Urime, Hero!

11:26 | 01 Nëntor 2025
Ditëlindja e Zahir Pajazitit, Ramush Haradinaj: Urime, Hero!

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar ditëlindjen e heroit të kombit, Zahir Pajazitit.

Shkurtimisht në një postim në Facebook, Haradinaj shkroi “Urime ditëlindja Hero!”.

Këtë 1 nëntor, Zahir Pajaziti do të mbushte 63 vjeç.

Pajaziti ra dëshmor i Kosovës më 31 janar të 1997-ës, bashkë me shokët e bashkëluftëtarët e tij, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën.

Komento: