Ditën e inaugurimit të presidentit amerikan, “Miqtë e Amerikës” vendosin flamurin e ri te shtatorja e presidentit Bill Clinton

12:38 | 20 January 2025
diten-e-inaugurimit-te-presidentit-amerikan,-“miqte-e-amerikes”-vendosin-flamurin-e-ri-te-shtatorja-e-presidentit-bill-clinton

Shoqata “Miqtë e Amerikës”, për nder të inaugurimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka organizuar disa aktivitete.

Te shtatorja e presidentit Bill Clinton është zëvendësuar flamuri i mëparshëm me një flamur të ri, të shoqëruar me një fjongo.

Kryetari i kësaj shoqate Agim Rexhepi, tha se me këtë veprim respektohet populli aleat dhe mik amerikan.

“Shfrytëzoj rastin që t’u uroj SHBA-së për kryerjen në mënyrë perfekte të zgjedhjeve të tyre nacionale pa turbulenca. Elementi tjetër që dua ta potencoj është që ta përgëzoj partinë Republikane për fitoren e arritur, njëkohësisht ta përgëzoj presidentin Trump për fitoren edhe për inaugurimin që do ta bëjë sot. Me veprim e bërë ne respektojmë SHBA-në, respektojmë flamurin amerikan, respektojmë institucionin e presidentit të SHBA-së, si dhe popullin aleat dhe mik amerikan”, tha Rexhepi.

Ai theksoi se populli i Kosovës, në veçanti populli shqiptar di të respektoj aleatët,  di të respektoj SHBA-në dhe të vlerësoj veprimet e bëra jo vetëm gjatë kohës se fundit, por gjatë historisë që kanë bërë për Kosovën e Shqipërinë.

“Veprimi jonë ka për qëllim që të dërgoj mesazh që në populli i Kosovës në veçanti populli shqiptar di të respektoj aleatët, di të respektoj SHBA-në, dimë të vlerësojmë veprimet e bëra jo vetëm gjatë kohës se fundit, por gjatë historisë që kanë bërë për Kosovën e Shqipërinë… Shpresoj që presidenti Trump do ta vazhdoj politikën e gjithë atyre presidentëve të SHBA pavarësisht nëse kanë qenë demokrat apo republikan, pro interesave të popullit shqiptar. Shpresoj që presidenti Trump do ta vazhdoj veprimin e jashtëzakonshme politik sa ishte president nga e kaluara ku nëpërmjet tij arritëm ta sigurojmë një njohje të jashtëzakonshme që ishte Izraeli”, tha Rexhepi.

Ndërsa zv komandanti  i Zjarrfikësve Abdusamed Shkodra,  tha se zjarrfikësit morën pjesë në ndërrimin e flamurit si shenjë mirënjohje për Amerikën “se çka ka bërë për popullin shqiptar, në ditën e inaugurimit të presidentit të ri”./EO

Komento: