Drejtori i televizionit Kanal 10, Arben Ahmeti ka theksuar se ditën e madhe të Amerikës, më konkretisht maratonën televizive të organizuar nga televizioni Kanal 10 ua dedikon të gjithë “heronjve të heshtur”, të cilët kanë bërë shumë për Kosovën.
Në fjalimin e tij, Ahmeti e ka përmendur takimin që ka pasur me Vjollca Berishën, e cila i ka mbijetuar masakrës së Berishve bashkë me djalin e saj, duke e quajtur si “heroinë të heshtur”.
Ai ka theksuar se heronjtë e heshtur janë ata të cilët e ndërtojnë një shoqëri, për çka ka shtuar se kanë qenë pikërisht këta heronj që kanë mundësuar që sot të festohet demokracia amerikane.
“Sot e kam nis mëngjesin me Vjollca Berishën, gruan e cila i mbijetoi masakrës së Berishve, duke u hedhur nga kamioni. Sot Vjollca është një protagoniste e heshtur. Është një heroinë e heshtur, nuk do protagonizëm, nuk del ne tv. Është shumë e lumtur që jetën e saj me ia kushtu djalit të saj”, ka thënë Ahmeti.
Në mesin e të pranishmeve, Ahmeti nuk la pa përmendur as Arbnor Haxhibeqirin, të cilit iu falënderua për kontributin e tij në mediat e Kosovës, ndërsa të njëjtin gjithashtu e quajti si “hero të heshtur”.
“Arbnor Haxhibeqiri është hero i heshtur në mesin e të pranishme. Shumë gjëra në mediat e Kosovës do të ishin vetëm një ëndërr pa kontributin tend këtu”, ka thënë Ahmeti. /Gazeta10/