Ditën e Pavarësisë, shtatë raste të dhunës në familje

10:43 | 18 February 2022

Shtatë raste të dhunës në familje brenda një dite

Policia e Kosovës ka njoftuar për shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë.

Në një rast në Graçanicë është arrestuar një person pasi ushtroi dhunë psikike ndaj gruas së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Graqanicë, 17.02.2022 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë psiqike ndaj bashkëshortes se tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Edhe në Drenas është arrestuar një person pasi ushtroi dhunë ndaj gruas së tij. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Gllogoc, 17.02.2022 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

Ndërkaq në Prishtinë u arrestua një person pasi ushtroi dhunë ndaj gruas së tij.

“Prishtinë, 17.02.2022 – 16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet më tutje në njoftim.

Në Prizren u arrestuan dy familjarë pasi u përleshën mes veti. Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Prizren 17.02.2022 – 00:30. Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasoj, të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim e policisë.

Edhe në Suharekë u arrestua një person pasi e sulmoi fizikisht gruan e tij.

“Suharekë 15.02.2022 – 14:00. Më 17.02.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.

E në Istog u arrestua një burrë për dhunë psikike ndaj nënës së tij.

“Istog, 17.02.2022 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë psiqike ndaj nënës se tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

Ndërkaq në Pejë u arrestua një grua pasi vazhdimisht ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

“Pejë, 06.01.2022 – 17:07. Është arrit të arrestohet e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta në vazhdimësi ka ushtuar dhunë ndaj nënës së saj viktimës femër kosovare. Me vendim te prokurorit, e dyshuara dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Komento: