Ditët e kulturës shqiptare në Danimarkë

15:03 | 12 November 2019

Bashkorganizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike dhe Këshilli organizativ Shqiptar në Danimarkë, nga data 2 deri më 9 nëntor në Kopenhagë u mbajtën “Ditët e kulturës shqiptare”.

Gjatë kësaj kohe u zhvilluan aktivitete të ndryshme kulturore: u dha një koncert me valle dhe këngë shqipe, u organizuan netët e filmit shqiptar, me ç’rast u dha një film dokumentar i autorit Ixhet Luftiu, i cili jeton dhe punon në shtetin danez. Po ashtu, u hap edhe një ekspozitë me veshje shqiptare dhe instrumente popullore, u bë prezantimi i turizmit dhe i produkteve shqiptare, si dhe aktivitete të tjera.

Këto aktivitete i përcollën një numër i madh i bashkatdhetarëve, përfaqësues të Konsullatës së Kosovës në Danimarkë, përfaqësues të Ambasadës së Shqipërisë në Danimarkë, përfaqësues shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, si dhe përfaqësues të komunës së Ballerupit në Danimarkë.

Komento: