Ditët me diell nxisin lëvizjen e qytetarëve të Kosovës drejt Shqipërisë

23:55 | 28 Shtator 2024
ditet-me-diell-nxisin-levizjen-e-qytetareve-te-kosoves-drejt-shqiperise

Fundjavat e shtatorit janë shoqëruar me fluks udhëtarësh në pikën kufitare të Morinit. Numri më i lartë u përket qytetarëve të Kosovës.

Kosovarët shprehen se ditët e pushimet vizitojnë Vlorën, Durrësin, Lezhën ku drekojnë dhe relaksohen me familjet e tyre.

Jo vetëm gjatë verës ku bregdeti i vendit tonë është frekuentuar në masë, por edhe vjeshta për shkak të motit të mirë po bën që lëvizjet të mos reduktohen./RTSH

Komento: